Prokurimet Publike dhe BE, Rama: Jemi në fazë të mirë të avancimit të negociatave

Kapitulli i 5-të për negociatat me BE-në për Prokurimin Publik është edhe një ndër pikat kyçe të procesitë të integrimit. Vetë kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta në një konferencë për mediat informuan lidhur me procesin në këtë fushë.

11.05.2026. 11:33

"Janë disa fjali që mund të tingëllojnë sikur fliten për Shqipërinë, por janë të nxjerra nga një raport i detajuar nga Gjykata Europiane të Llogarive për prokurimet publike. Raporti flet për mungesë  ndërgjegjësimi mbi faktin që konkurrenca është një element kyç për prokurimet publike. Nëse e vendosim në kontekst indikatorin e vendit tonë, konkurrueshmëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues janë 32.3 për qind të kontratave të vendeve në BE, në Shqipëri janë 23.5 për qind. Shqipëria është në një fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave për në Bashkimin Europian", tha Rama. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)