EXPO 2027 prezantohet në Tiranë, theksohet bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi ekonomik

EXPO 2027 u prezantua në Tiranë gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Serbisë në Shqipëri, ku u vu theksi te rëndësia e ekspozitës ndërkombëtare për bashkëpunimin rajonal, turizmin, ekonominë dhe inovacionin në Ballkanin Perëndimor.

11.05.2026. 17:03

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të biznesit shqiptar, sektorit të turizmit, medias dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçević, deklaroi se EXPO 2027 do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në rajon gjatë viteve të ardhshme, duke mbledhur vende, kompani, institucione dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Sipas tij, organizimi i ekspozitës në Beograd pritet të sjellë përfitime afatgjata jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, turizmit, industrive kreative dhe ekonomisë digjitale.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e EXPO 2027, Aleksandar Nikezić dhe Marko Nikolić, prezantuan konceptin e ekspozitës, projektet infrastrukturore dhe mundësitë për pjesëmarrjen e kompanive dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në fokus të ekspozitës do të jenë pavijonet kombëtare, teknologjitë inovative, programet kulturore dhe muzikore, forumet ekonomike, konferencat dhe aktivitetet për të rinjtë dhe industritë kreative.

Organizatorët theksuan se EXPO 2027 pritet të tërheqë miliona vizitorë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)