Konflikt i çastit në Tiranë, plagoset me thikë 55-vjeçari. Autori në kërkim

Një konflikt i çastit mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë ka degraduar në përdorimin e thikës, ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Nisharaku" në kryeqytet, ku autori E.N., 48 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

21.05.2026. 08:42

Konflikt i çastit në Tiranë, plagoset me thikë 55-vjeçari. Autori në kërkim

Një konflikt i çastit mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë ka degraduar në përdorimin e thikës, ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Nisharaku" në kryeqytet, ku autori E.N., 48 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

"Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)