Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aktivistin shqiptar që ndodhen në flotiljen e ndaluar nga Izraeli, Baki Goxhajn. Sipas MEPJ, ministria është në kontakt me ambasadën për ta kthyer atë në atdhe.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdon të ndjekë më vëmendje e përparësi situatën lidhur me shtetasin shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
Sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe”, thuhet në reagimin zyrtar.
Rreth 400 aktivistë që ishin nisur drejt Gazës për ndihma humanitare, u ndaluan nga Izraeli në ujëra territoriale ndërkombëtare afër Qipros.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)