Nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për 762,740 pensionistë. Përfituesit marrin 15,000 ose 10,000 lekë, sipas kategorisë. Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026.

01.12.2025. 13:18

Nisi shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi sot nisjen e shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se mbështetja financiare do të jetë 15,000 lekë për pensionet deri në 20,000 lekë dhe kategoritë e tjera përfitues, ndërsa 10,000 lekë do të përfitojnë ata me pension mbi 20,000 lekë dhe trajtime të veçanta financiare.

Nga ky shpërblim pritet të përfitojnë më shumë se 760 mijë qytetarë.

Pagesat do të kryhen gjatë gjithë muajit dhjetor 2025, ndërsa ata që nuk e tërheqin bonusin brenda këtij muaji, do të kenë mundësi ta marrin deri më 30 qershor 2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)