Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Krujë. Viktima një 62 vjeçar u përplas për vdekje teksa kalonte rrugën.

16.12.2025. 19:21

Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së martës në Krujë.

Sipas të dhënave, një makinë ka përplasur një person që ishte duke kaluar rrugën duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima në aksident është shtetasi N.Z. 62 vjeç. Drejtuesi i mjetit K.M. 19 vjeç është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)