Polici përplas për vdekje një person në Tiranë

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Bajram Curri” i ka marrë jetën një 65-vjeçari, ndërsa si i dyshuar për ngjarjen është arrestuar në flagrancë një punonjës i Policisë së Tiranës.

24.12.2025. 22:58

Polici përplas për vdekje një person në Tiranë

Një punonjës i Policisë së Tiranës është arrestuar në flagrancë pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Bajram Curri”, aksident që i ka marrë jetën një 65-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur inspektori i policisë M. K., i cili shërbente si patrullë e përgjithshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, teksa drejtonte një motomjet, ka përplasur shtetasin P. F., 65 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë drejt spitalit “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë disa orë më vonë, rreth orës 21:00.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar edhe vetë punonjësi i policisë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas verifikimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin e Tiranës ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë inspektorin, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)