Aksident i trefishtë në autostradën Lushnje-Fier

Një aksident i trefishtë është regjistruar në orët e pasdites në autostradën Lushnje-Fier. Fatmirësisht asnjë prej drejtuesve dhe pasagjerëve nuk ka pësuar lëndime serioze.

30.12.2025. 16:02

Aksident i trefishtë në autostradën Lushnje-Fier

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në aksin Lushnje-Fier.

NewsmaxBalkans mëson se të dëmtuara kanë mbetur dy automjete tip “Audi” dhe një automjet tip “Mercedes Benz”, me këtë të fundit që ka përfunduar në një kanal pranë rrugës.

Po ashtu bëhet me dije se dy ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por fatmirësisht asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Sakaq, Policia Rrugore është duke punuar për menaxhimin e trafikuar në autostradë, ku fluksi i lëvizjes është i lartë edhe për shkak të festave të fundvitit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)