Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 59-vjeçari

Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lushnje-Berat, duke shënuar një tjetër aksident fatal në rrugët e vendit.

10.01.2026. 20:31

Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën 59-vjeçari

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së shtunës në aksin Lushnje-Berat, në zonën e Fier-Sheganit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor që po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Enver Pepa, rreth 59 vjeç.

I lënduari është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit të Lushnjes, por për shkak të plagëve të rënda të marra nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Orgest Kasa, 35 vjeç, i cili pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat nga policia për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)