Aksident në Durrës, i riu përplas të moshuarin në rrugë

Një aksident është regjistruar në Durrës, ku një i moshuar u përplas nga një makinë teksa kalonte rrugën.

15.01.2026. 20:01

Aksident në Durrës, i riu përplas të moshuarin në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Martin Camaj”, ku një makinë që drejtohej nga një 20 vjeçar ka përplasur një të moshuar që po kalonte rrugën.

Për pasojë i moshuari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po pyetet për dinamikën e këtij aksidenti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)