Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 17 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për 6 efektivë policie të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e dhënë nga Gjykata e Elbasanit për 6 efektivë policie të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Kështu gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për nënkomisarin R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz. Inspektorin E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë dhe shtetasin I.T., banues në Tiranë.
Ndërkohë që për efektivët e tjerë është dhënë masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Këto janë: Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll. Nënkomisari A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë. Inspektori G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë dhe Inspektori E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.
Sipas hetimeve, efektivët e policisë, duke shfrytëzuar detyrën, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lotarive të palejuara basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.
Në funksion të veprimeve proceduriale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.
11:43 10 min më parë05.05.2026.
Autori
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 21 min më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 36 min më parë05.05.2026.
Autori
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
11:07 46 min më parë05.05.2026.
Autori
Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
10:00 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca për ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore që ka kërkuar në Kuvend, atë të zgjedhjeve të 11 majit dhe "McGonigal".
09:52 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port.
09:32 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka nisur prej orës 08.30 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në kuadër të turit "Punët për Shqipërinë"
08:58 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Këtë të martë nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
07:08 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)