Seancë maratonë për Metën e Kryemadhin, mes tensioneve lexohet një pjesë e konsiderueshme e dosjes

Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

29.01.2026. 18:40

Bëhet e ditur se seanca është shoqëruar me tensione dhe debate, ndërsa Prokuroria e Posaçme lexoi një pjesë të konsiderueshme të dosjes hetimore.

Mësohet se SPAK ka lexuar 130 faqe nga gjithsej 230 faqe që përmban dosja, ku u paraqitën aktakuzat dhe provat shoqëruese ndaj të pandehurve. Mbrojtja nuk ka nisur ende parashtrimet e saj, ndërsa prokurorëve iu kërkua që kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim të lexohet e plotë.

Prokuroria e Posaçme bëri parashtrimet lidhur me dosjen hetimore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa në vijim pritet vendimi i gjykatës nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.

Hetimet e SPAK u mbyllën më 28 korrik dhe në fund të gushtit dosja u dërgua për gjykim paraprak. Ajo përfshin tre çështje të bashkuara në një, aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Në seancë ishin të pranishëm Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)