Vrasja në tentativë për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për Laert Hasallën, të dënuar me 25 vite burg për vrasje në tentativë. 34-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie si porositësi i atentatit ndaj Marjus Hasallës, kushëririt të tij, ku e plagosur mbeti halla e tij.

03.02.2026. 09:24

Vrasja në tentativë për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla

Policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për Laert Hasallën, të dënuar me 25 vite burg për vrasje në tentativë. 34-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie si porositësi i atentatit ndaj Marjus Hasallës, kushëririt të tij, ku e plagosur mbeti halla e tij. 

"Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin: Laert Hasalla., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë. Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023. Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H. Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H", thotë policia e Fierit.

NGJARJA NE 2023

Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë më 30 mars 2023. Për shkak të gjakmarrjes mes tyre, Laert Hasalla kishte porositur vrasjen e Marjus Hasallës, por në atentat mbeti e plagosur halla e tij Bajame Sejena. Autori i krimit ishte Mariglen Matjani, 30 vjeç i cili aktualisht po vuan dënimin. Laerti donte vdekjen e Marius Hasallës, sepse në vitin 2021 i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

SI NISI GJAKMARRJA
Konflikti me dy familjeve nisi për dy hektarë tokë. Në vitin 2021, Kastriot Hasalla, babai i Marjusit, qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Për ngjarjen u arrestua edhe Afrim Hasalla por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ai është dënuar me 35 vite burg.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)