Tentoi të vriste çiftin e bashkëshortëve me makinë pas sherrit, vihet në pranga i riu në Fier

Sipas policisë u ekzekutua urdhri i ndalimit ndaj shtetasit me inicialet F. Ç., i cili ishte shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur më 26 shkurt 2026.

20.03.2026. 12:38

Tentoi të vriste çiftin e bashkëshortëve me makinë pas sherrit, vihet në pranga i riu në Fier

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi akuzohet për një ngjarje të rëndë të ndodhur në fund të muajit shkurt, ku dyshohet se tentoi të vriste një çift bashkëshortësh duke i përplasur me makinë.

Sipas policisë u ekzekutua urdhri i ndalimit ndaj shtetasit me inicialet F. Ç., i cili ishte shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur më 26 shkurt 2026.

"Pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se 29-vjeçari ka përplasur qëllimisht me automjet shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, 35 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, të dy të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan në banesë, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i ngjarjes, duke qëndruar në arrati deri ditën e sotme, kur dhe u arrestua nga policia.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e hetimeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)