Porti i ri në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e tenderit

Burime zyrtare bëjnë me dije se disa javë më parë SPAK u ka kërkuar institucioneve shtetërore të gjithë praktikën e ndjekur për tenderin.

27.02.2026. 16:25

Porti i ri në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e tenderit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar dosjen e tenderit për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano, duke nisur një hetim mbi procedurat e ndjekura për këtë projekt me vlerë rreth 392 milionë euro pa TVSH, i financuar nga buxheti i shtetit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se disa javë më parë SPAK u ka kërkuar institucioneve shtetërore të gjithë praktikën e ndjekur për tenderin, ndërsa hetimet janë fokusuar në dyshime për shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe cenim të parimeve të barazisë në garë mes operatorëve ekonomikë.

Në qendër të verifikimeve është zbatimi korrekt i kritereve ligjore gjatë gjithë procesit të tenderimit.

Shpallja e fituesit, e parashikuar fillimisht për 31 janar, u shty për në 9 mars pas një kërkese zyrtare nga bashkimi i operatorëve “ARCHIRODON CONSTRUCTION (OVERSEAS) COMPANY LIMITED – DEME DREDGING NV – SOCIETÀ ITALIANA DRAGAGGI S.P.A.”, i cili ka mbetur i vetmi në garë.

Sipas kompanisë, shtyrja u kërkua për të përgatitur një ofertë më të plotë teknike dhe tregtare, duke analizuar me kujdes të gjitha aspektet e projektit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)