Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij një çift bashkëshortësh, pas një konflikti të ndodhur më herët mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. Ç., banues në Fier. Ai akuzohet se ka goditur me makinë shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, E. N. (M)., 35 vjeçe.
Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ardhur si pasojë e një përplasjeje të mëparshme, ndërsa motivet dhe rrethanat e plota mbeten ende nën verifikim nga grupi hetimor.
Policia po ushtron kontrolle për kapjen e të riut, ndërkohë që dosja do t’i kalojë Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)