Hetohet i mituri, u kap me kanabis në xhep në motomjetin elektrik

Një 17-vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi drejtonte një motomjet elektrik pa leje. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi kanabisi, katër thika dhe një grirëse për këtë lëndë. Ai do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.

10.03.2026. 11:01

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, i cili u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet elektrik pa targa. Më tej, gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 grirëse për këtë lëndë dhe 4 armë të ftohta, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale", thotë policia e Durrësit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)