Ankimim në Gjykatën e Lartë, Erion Veliaj kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

Kërkesa për zëvendësimin e masës pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, në rekurs është propozuar “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur në organet e drejtësisë”.

09.05.2026. 11:10

Ankimim në Gjykatën e Lartë, Erion Veliaj kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Posaçme. Në kërkesën e dorëzuar më 6 maj, Veliaj kërkon shfuqizimin e masës aktuale dhe zëvendësimin e saj me një masë më të butë sigurie.

Në ankimim është propozuar “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur në organet e drejtësisë”. Rekursi pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë.

Erion Veliaj qëndron i arrestuar prej 10 shkurtit 2025. Ai akuzohet se së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, kanë ndërtuar një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes së cilës dyshohet se janë përfituar fonde publike të Bashkisë së Tiranës dhe pagesa të paligjshme nga kontraktorë privatë, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)