Hodhën molotov dhe u përplasën me policinë: Procedohen 7 persona, mes tyre një deputet

Gjatë ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta të përdorura gjatë protestës. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 3 efektivë.

09.05.2026. 11:29

Hodhën molotov dhe u përplasën me policinë: Procedohen 7 persona, mes tyre një deputet

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 7 shtetas pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Demokratike në mbrëmjen e 8 majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit disa persona kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike dhe kanë goditur forcat e policisë me sende të forta.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 3 efektivë policie. Nga veprimet hetimore, janë proceduar 7 persona, ku 6 prej tyre akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë, mes të proceduarve është edhe një deputet, që akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Gjatë ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar një molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta të përdorura gjatë protestës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)