Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë të Lezhë, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 06:40, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., i cili jeton përkohësisht në Itali.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale. Mësohet se prej më shumë se 20 vitesh në këtë banesë nuk jetonte asnjë person.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm të shpërthimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)