Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, një datë që përkujton 35-vjetorin e protestave studentore që çuan në rrëzimin e regjimit komunist. Që prej vitit 2009, kjo ditë njihet zyrtarisht si festë kombëtare
Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, një datë që përkujton 35-vjetorin e protestave studentore që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.
Që prej vitit 2009, kjo ditë njihet zyrtarisht si festë kombëtare, në nderim të studentëve të dhjetorit 1990 dhe të gjithë rinisë shqiptare, të cilët më 8 dhjetor u bënë zëri dhe forca e ndryshimit. Studentët dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës, së bashku me banorët e Qytetit Studenti, morën nismën e protestave paqësore që hapën rrugën drejt pluralizmit politik, rrëzimit të komunizmit dhe lindjes së demokracisë.
Me thirrjen e tyre të fuqishme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata artikuluan aspiratën për vlera perëndimore, shtet të së drejtës, integrim europian dhe një shoqëri të lirë e demokratike.
Protesta e tyre shënoi fundin e epokës së izolimit dhe sundimit ideologjik, duke hapur perspektivën e një ekonomie të tregut dhe të një shoqërie të hapur.
Më 8 dhjetor 2009, Kuvendi i Shqipërisë e shpalli këtë datë si Ditën Kombëtare të Rinisë, për të nderuar lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, e cila u bë nisja e shembjes së regjimit komunist dhe fillimi i një epoke të re për vendin.
Një atentat me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës ka zbuluar prapaskena të një konflikti të nisur muaj më parë mes fisit Nikulaj dhe fisit Ndoka, të paktën sipas policisë.
21:42 4 h më parë02.02.2026.
Autori
Një tjetër rast i emigracionit të paligjshëm është evidentuar në qarkun e Korçës, ku Policia Kufitare ka ndërhyrë pas informacioneve për persona të dyshuar të fshehur në një zonë rurale.
20:57 5 h më parë02.02.2026.
Autori
Efektivi i policisë me iniciale B.K., ishte personi që iu kundërpërgjigj me armë zjarri autorëve të sulmit me armë të një dite më parë në një berberhane në Lezhë, aty ku mbeti i plagosur Sokol Daci.
19:33 6 h më parë02.02.2026.
Autori
Thirrje për mobilizim total dhe përshkallëzim të protestave opozitare. Nga “Foltoria” e kësaj të hëne përballë Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli 10 shkurtin si ditën e asaj që ai e cilësoi “kryengritje paqësore”.
19:03 7 h më parë02.02.2026.
Autori
Partia Demokratike e ka shpallur të pavlefshme mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si të thirrur në shkelje të rregullave dhe pa dakordësi mes palëve.
17:36 8 h më parë02.02.2026.
Autori
Hyrja në godinën e SPAK dhe GJKKO do të rimodelohet. Puna ka nisur këtë të hënë dhe do të konsistojë në përmirësimin e sistemeve të sigurisë në ambientet e dy organeve të drejtësisë.
16:20 9 h më parë02.02.2026.
Autori
Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka dalë kundër vendimit të partisë së tij për të bojkotuar komisionin e posaçëm të reformës territoriale. Sipas tij, nëse opozita largohet, i jep kryeministrit Edi Rama mundësinë ta deformojë edhe më shumë.
15:56 10 h më parë02.02.2026.
Autori
Në protestën e sotme të opozitës, ashtu siç bëhet tashmë çdo të hënë në Tiranë mund të ketë "ngujim" në Bulevard. Sipas kreut të PD, në mbledhjen e sotme të grupit, këtë gjë e kërkojnë qytetarët.
14:07 12 h më parë02.02.2026.
Autori
Në seancën e radhës paraprake në GJKKO, Erion Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garanton mbrojtje efektive sepse nuk e njeh dosjen dhe po ashtu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja në ngarkim të tij.
13:53 12 h më parë02.02.2026.
Autori
Komente (0)