Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Athinë, zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton në këtë vend.
Diplomatja shqiptare, teksa vlerësoi rolin e shqiptarëve në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shprehu angazhimin për vijimin e punës që marrëveshja për pensionet me Greqinë të arrihet sa më shpejt.
“Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri.
Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës.
Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët.
Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi”, shkuan Spiropali.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)