Evitohet tragjedia, polici ndihmon protestuesin që mori flakë nga molotovi

Personi u afrua pranë një zjarri që shpërtheu dhe mori menjëherë flakë. Ndërhyrja e efektivit e zgjidhi situatën në kohë rekord.

22.12.2025. 22:31

Evitohet tragjedia, polici ndihmon protestuesin që mori flakë nga molotovi

Një incident i frikshëm ndodhi gjatë protestës së zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, kur një protestues u përfshi nga flakët pas një shpërthimi të një molotovi. Ai u afrua pranë flakëve të molotovëve të hedhur në drejtim të institucionit dhe menjëherë u përfshi nga zjarri.

Fatmirësisht, një efektiv i policisë reagoi menjëherë, duke hedhur ujë dhe duke shuar flakët në kohë. Kjo bëri që të shmangej edhe tragjedia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)