Kryeministri Rama merr “medalje ari” në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama është vlerësuar në Abu Dhabi nga presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan me dekoratën më të lartë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

13.01.2026. 17:13

Kryeministri Rama merr “medalje ari” në Abu Dhabi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga momenti i dekorimit të tij në Abu Dhabi nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan.

Kreu i qeverisë shqiptare mësohet se është vlerësuar me medaljen më të lartë në Emirateve të Bashkuara Arabe.

Teksa shpreh vlerësimet e tij për këtë nderim, Rama shprehet se ky është një vlerësim i madh për një kryeministër shqiptar.

"Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan. Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në “Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi”, një forum shumë i rëndësishëm ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm.

Në këtë forum janë të pranishëm krerë shtetesh, përfaqësues të biznesit dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët diskutojnë mbi sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm në shkallë botërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)