Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke e cilësuar atë si “humbësi i Lindjes së Mesme”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Teheranin që të përgatitet për bombardime edhe më të forta.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump mbështeti deklaratat e presidentit iranian Masoud Pezeshkian, i cili kishte përshkruar sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit si “gabime” dhe kishte sinjalizuar se Teherani nuk do të godasë më vendet e rajonit. Sipas Trump, këto deklarata janë bërë vetëm për shkak të presionit të sulmeve të përbashkëta amerikane dhe izraelite.
“Irani nuk është më ‘i forti’ i Lindjes së Mesme, por është humbësi i saj dhe do të mbetet i tillë për dekada, derisa të dorëzohet ose, më shumë gjasa, të rrëzohet plotësisht”, shkruante presidenti Trump. Ai shtoi se për shkak të sjelljes së Iranit po shqyrtohet seriozisht mundësia e goditjeve të ashpra, duke paralajmëruar për “shkatërrim të plotë dhe pasoja të rënda” ndaj zonave dhe grupeve që deri tani nuk ishin konsideruar si objektiva në sulme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)