Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 1 ditë më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i demokratëve ka parashtruar rrezikun nga vendosja e mbi 5 mijë kamerave në 20 qytetet kryesore të vendit, teksa denoncoi edhe kostot e fryra të pajisjeve.
Partia Demokratike nuk do ta bojkotojë Parlamentin. Konfirmimi u dha nga kreu i saj, Sali Berisha, që në konferencën për media njoftoi se demokratët do të jenë pjesë e seancës plenare në sesionin e ri parlamentar. “Do jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve. Nuk kemi bojkotuar parlamentin”, tha Berisha.
Ai reagoi edhe rreth qëndrimit të Taulant Ballës, me kreun e grupit socialist që në Konferencën e Kryetarëve kërcënoi opizitën se nëse nuk merr pjesë në dy Komisionet për reformat, zgjedhoren dhe territorialen, atëherë puna do të vijojë pa ata. “Nuk kam përgjigje përveç asaj që shqiptarët do i japin Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës më 24 janar. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre”, tha kreu i PD-së.
Berisha u ndal edhe te “Smart City Albania”, duke akuzuar projektin e ri të qeverisë, që me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe synon instalimin e mbi 5 mijë kamerave në 20 qytetet kryesore shqiptare. Sipas kreut të demokratëve, kjo iniciativë kërcënon privatësinë e qytetarëve, ndërsa denoncoi çmimet e fryra për realizimin e saj, me kosto deri në 30-fish më të lartë.
“Nuk monitoron vetëm lëvizjet e qytetarëve, por regjistron edhe fytyrat, emocionet. Privatësia e çdo individi kthehet në informacion shtetëror, i cili mund të jetë i qasshëm për krimin e organizuar”, tha ai. “Për ta realizuar, kamera e trupit të policit është blerë 15,700 euro, kur në treg kushton 1,000 apo 1,500 euro. Kamera rrugore është paguar 52 mijë euro, kur jashtë kushton 2,000. Çmimet e ofruara për realizimin e projektit janë nga 10 deri në 30-fishin e çmimeve që këto aparatura kanë në treg”, përfundoi Berisha.
Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Një person humbi jetën nga përplasja e dy makinave në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
22:43 8 h më parë24.04.2026.
AutoriNjë makinë dhe një motor u përfshinë në një aksidenti mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Milot.
21:44 9 h më parë24.04.2026.
Autori
Shteti shqiptar pritet të dëmshpërblejë Gledis Nano me rreth 100 mijë euro.
21:29 9 h më parë24.04.2026.
Autori
Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.
21:14 9 h më parë24.04.2026.
Autori
Berisha hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë, duke pretenduar se interesa kriminale dhe abuzime financiare po rrezikojnë një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.
19:57 11 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Volkswagen Passat”.
19:29 11 h më parë24.04.2026.
Autori
PD ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha duke e akuzuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në RMV. MEPJ e mohon këtë gjë.
19:14 11 h më parë24.04.2026.
Autori
Sipas burimeve zyrtare, njoftimi për rekursin nuk ka mundur t’i dorëzohet drejtpërdrejt ish-ministrit.
18:03 13 h më parë24.04.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e SHBA në NATO me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe partneritetin strategjik.
17:20 13 h më parë24.04.2026.
Autori
Komente (0)