Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 18 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Edi Rama u bë sot i dyti lider i huaj pas Donald Trump që mbajti një fjalim historik në parlamentin izraelit, Knesset, ku u kujdes ta etikeonte Hamasin si xhelatin që ndolli luftën mes izraelitëve dhe palestinezëve, me sulmin e tetorit 2023.
Në një fjalim historik të mbajtur në parlamentin izraelit, Knesset, si i dyti lider i huaj pas Donald Trump, që i drejtohet ligjvënësve dhe popullit izraelit, kryeministri Edi Rama u kujdes që ta bënte të qartë mendimin e tij dhe qëndrimin e Shqipërisë sa i përket zhvillimeve në Lindjen e Mesme, konfliktit Izrael–Hamas dhe marrëdhënieve mes Tiranës dhe Tel Avivit.
Duke e cilësuar një privilegj për vendin tonë miqësinë me Izraelin, Rama tha: “Është nder për mua të qëndroj dhe të flas këtu para jush”.
Në deklaratat e tij, kryeministri ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me përgjegjësinë për dhunën në Gaza, e cila nisi pas sulmit të 12 tetorit 2023. “Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha Rama, duke e cilësuar atë si një organizatë terroriste që, sipas tij, ushtron dhunë si kundër palestinezëve ashtu edhe kundër popullit hebre.
Ai kritikoi mënyrën se si konflikti është pasqyruar në disa media ndërkombëtare. Rama solli një paralelizëm mes historisë së Shqipërisë dhe realitetit në Gaza, duke përmendur një tunel në qendër të Tiranës të ndërtuar nga regjimi komunist.
“Më lejoni t’ju marr me vete shumë larg me Jeruzalemin. Është një tunel në qendër të Tiranës, i ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’iu strehuar nga ndonjë sulm, i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media ndërkombëtare e kanë përshkruar Gazën si një burg në qiell të hapur por kanë harruar të tregojnë kush është xhelati. Ai është Hamasi. Sot ai tunel që përmenda pak më parë në Tiranë, është kthyer në një hapësirë për të kujtuar viktimat e atyre që ndërtuan tunelin. Ato tunele ku Hamasi vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonstruktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë një dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolektive dhe si shembull e memories kolektive që nuk duhet të harrojë të sjellë për të ardhmen vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë”, tha Rama.
Gjatë fjalimit, Rama shprehu edhe mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Izraelit për mbështetjen e dhënë gjatë sulmit kibernetik iranian.
“Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë”, nënvizoi ai.
Në mbyllje të fjalimit, Rama vendosi theksin tek karakteri ndërfetar i shoqërisë shqiptare për të ilustruar sesi dy kombe sipas tij në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Palestina, duhet të bashkëjetojë në paqe.
“Unë nuk jam mysliman, por gjysma ime më e mirë është myslimane”, u shpreh Rama, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe tolerancës.
“Ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët le të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, përfundoi ai.
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 43 min më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 10 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 10 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 12 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 13 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 14 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)