Dhunë para Parlamentit, rrezikohet jeta e efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Bombat molotov kanë vënë në rrezik jetën e dhjetëra efektivëve të policinë përpara Parlamentit, duke detyruar këta të fundit të kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

10.02.2026. 19:50

Dhunë para Parlamentit, rrezikohet jeta e efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasje të dhunshme mes policisë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë regjistruar përpara godinës së Parlamentit.

Pas disa minutash qetësi, molotovë të shumtë janë hedhur në drejtim të Parlamentit, një pjesë e të cilëve kanë shpërthyer brenda kordonit të ngritur nga policia duke vënë seriozisht në rrezik jetën e disa efektivëve.

Raportohet për efektivë të lënduar nga shpërthimet e këtyre bombave artizanale, teksa nuk ka një numër të saktë.

Për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrollit, policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë turmën.

Një kordon i madh policor ishte vendosur përpara Parlamentit, i cili u tentua të çahej disa herë nga protestuesit që drejtoheshin nga deputetët demokratë.

Një grup të rinjsh u shfaqën përballë policisë të maskuar me kapuça dhe me çanta të zeza, ku mendohet se ishin të fshehura sendet piroteknike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)