"Jeni bërë bunker për Ballukun", Bardhi: Fusni në kalendar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi maxhorancën se është bërë bunker për hetimin ndaj zyrtarëve të lartë. Ai kërkoi të hyjë në kalendar me urgjencë heqja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

19.02.2026. 10:24

"Në kalendar duhet të fusni me urgjencë heqjen e imunitetit të zv. kryeministres, ti hapni rruge hetimeve të prokurorisë, ti hapni rrugë çdo mase që kërkon prokuroria ndaj cilido që kërkon të përballet si i barabartë para ligjit për cdo akuzë që ngrihet nga Prokuroria e Posaçme. Ishit ju dhe keni qenë ju që për vite të tëra na keni thënë se dretësia e re po bën punën e saj e me radhë. Ditn që ju trokiti në derë në paradhomën e Edi Ramës fillimisht, psataj në oborrin e shtëpisë se Edi Ramës me çështjen e AKSHI-t keni ndërmarrë një sulm të paprecedentë ndaj sistemit të drejtësisë me veprime aktive për të penguar prokurorinë", tha Bardhi. 

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi në përgjigje ndaj tij tha se të hënën mblidhet Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve duke thënë se nuk është shkelur asnjë rregull.

"Nëse fjala juaj nuk ishte për konsum të opinionit publik, lexoni rregulloren. Zbatoni hapësirat që iu jep rregullorja. Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kryetari i bën rregullores. Ne kemi një afat, nuk është shkelur asnjë rregull. Jemi brenda afatit. Të hënën mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, pasi janë respektuar të drejtat e të gjitha palëve. Kryetari i Këshillit do të respektojë palët. Misioni im është ta mbaj në normalitet këtë Kuvend", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)