Kreu i “Shqipëri Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shpallur 1 marsin si ditën e radhës kur do të mbahet një tjetër protestë përpara Kryeministrisë kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Gjatë një takimi të zhvilluar me emigrantët në Piacenza të Italisë, Lapaj vlerësoi rolin e tyre dhe theksoi se mbështetja e tyre është një domosdoshmëri në këtë moment të rëndësishëm që po kalon vendi.
“Mos votoni për inertësi, mos votoni për tifozllëk, votoni djem e vajza të reja, votoni lëvizjen tonë, janë djem dhe vajza të ndershëm. Ne në datën 1 mars kemi protestën e 5 pa ndalim. Ne nuk i marrim njerëzit me bileta e tua paguajmë. E para nuk e besojmë atë metodikë dhe e dyta nuk kemi para. Çfarë shikoni aty vijnë vetë sepse e ndjejnë me zemër.
Betejës mes shkëmbit dhe dallgës e fiton dallga sepse është e vendosur. Ju e ndjeni mirë se kush e ka seriozisht këtë betejë. Ne vërtet jemi të vegjël unë e pranoj, por jemi forca e 3 politike në vend në vetëm tetë muaj dhe kemi gjithë energjinë, gjithë forcën gjithë përkushtimin për t’u kthyer në forcën e parë politike si Albini e bëri në Kosovë apo Tsipras në Greqi”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” prej fundit të dhjetorit vijon një protestë të përditshme përpara Kryeministrisë, ndërkohë që ka pasur dhe disa manifestime më të mëdha.
Ndërkohë që një ditë më parë, edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi 28 shkurtin si datë të protestës së radhës së opozitës kundër qeverisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)