I ftohti do të “pushtojë” festat e fundvitit. Duke nisur prej kësaj mesjave, kur temperaturat ranë në mënyrë të ndjeshme dhe i ftohti ndihej praktikisht në çdo cep të Shqipërisë, konfirmimet që vijnë nga meteorologët nuk janë aspak ngushëlluese.
Temperaturat në vend do të vijojnë të bien, ku mëngjesi dhe darka mbeten gjithmonë të ftohta, teksa gjatë ditës situata paraqitet disi më e qëndrueshme. Duke llogaritur periudhën e ndërrimit të viteve, 2025-a do ti lejë vendin vitit të ri kalendarik me temperature minimale që shkojnë pranë 0 gradë.
Rënia graduale e temperaturave gjatë javës në vijim do të shoqërohet me acar dhe dëborë në zonat malore të Shqipërisë. Në datën 31 dhjetor dhe 1 janar pritet që mund të bjerë dëborë edhe në Tiranë apo qytete të tjera të vendit. Pavarësisht të ftohtit që do të shoqërojë këtë periudhë festive, kjo është situate ideale për të gjithë ata që kanë menduar ti kalojnë pushimet në zona me dëborë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)