Vlora tre ditë pa ujë, drejtori i Ujësjellësit zbulon kur rikthehet furnizimi normal
Drejtori i Ujësjellësit në Vlorë, Ermal Murati, u ka kërkuar falje qytetarëve për problemin e tejzgjatur të furnizimit me ujë që vijon prej tre ditësh për shkak të një avarie në një nga tubacionet kryesore 1000 mm. Ai ka premtuar një zgjidhje për furnizimin e zonës së Lungomares deri në orën 18:00.
Qytetarët e Vlorës prej tre ditësh u janë drejtuar burimeve të ndryshme të ujit në qytet, si ai pranë zonës së Ujit të Ftohtë për të siguruar ujin e pijshëm, pasi qyteti bregdetar ka mungesë të furnizimit normal nga Ujësjellësi.
Shkak për këtë mungesë të tejzgjatur të furnizimit me ujë është bërë një defekt i rëndë në një prej tubacioneve 1000 mm, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët në prag të natës së ndërrimit të viteve.
Për situatën e krijuar ka reaguar drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, i cili ka premtuar një zgjidhje alternative të përkohshme gjatë orëve të pasdites, pasi defekti në rrjet ende nuk është rregulluar.
Vlora, prej 3 ditësh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë një defekt në tubacionin kryesor, teksa mësohet se spitali po furnizohet nga zjarrfikëset.
Sipas tij për institucionet e rëndësisë së veçantë kanë siguruar zgjidhje përmes boteve me ujë të ujësjellësit, ndërsa punëtorët në terren janë angazhuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare defektit në tubacion.
“Nga dita e djeshme kemi realizuar pjesërisht një zgjidhje, e cila dha sërish probleme. Pati një furnizim të shkurtër për zonën e Lungomares dhe bregdetit. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. U kërkojmë ndjesë qytetarëve për këtë situatë. Është një avari shumë serioze, shumë e rëndë, e cila dhe për ne zgjidhja teknike merr kohën e vetë. Mendojmë se deri nga ora 5-6 pasdite të ditës së sotme të fillojë furnizimi duke ardhur sërish nga stacionet e prodhimit drejt Lungomares tek zonat turistike dhe pastaj t’i japim një lloj sigurie pjesës tjetër për furnizimin e qytetit. Presioni aty është shumë i lartë, edhe pse pajisjet janë të së njëjtës atmosferë që parashikon edhe tubi 1000 mm i ujësjellësit. Është situatë e trishtë sepse qytetarët po përgatiten për vitin e ri. Linja e transmetimit, e ndërtuar në 2009-2010 ka pësuar një çarje të rëndë, por i vetmi tub i kësaj linje që përdoret në Shqipëri, është në Vlorë, ndaj për eleminimin e avarisë po merret një kohë kaq e gjatë. Në datë 25 në mbrëmje ka ndodhur kjo avari. Në datë 26 është realizuar një furnizim i shkurtër, 1 orë-1 orë e 30 minuta. Pastaj kemi vijuar përsëri për zgjidhjen e problemit. Po punojmë ende që të realizojmë furnizimin”, ka deklaruar ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Tiranë dhe është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit. Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e "Ali Demit", teksa nuk dihen ende rrethanat.
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec me protestuesit, teksa sqaron në reagimin e sa se lidhur me këtë çështje autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme.
Një ditë pas agravimit të protestës në Zvërnec në kryeqytet është zhvilluar një tjetër protestë pranë ministrisë së Brendshme, për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Qytetarët kanë reaguar për dhunën e përdorur nga policia private ndaj qytetarëve atje.
Në vizitën e tij në Kosovë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha është takuar me presidenten në detyrë, dhe njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Policia e Vlorës ka ndaluar një person i cili ka shkelur perimetrin e sigurisë me mjetin e tij lundrues, rast ky i raportuar në rrjetet sociale nga vetë qytetarët në Karaburun.
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e quajtur "Plan i Bardhë" në aksin rrugor Bulqizë- Klos.
Nga këngëtari Stresi, tek vajza e ish presidentit të ndjerë Bujar Nishani e djali i të ndjerit Sokoll Olldashi, e deri tek djali i Azem Hajdarit janë ndër emrat e rinj të Këshillit të Partisë Demoratike që doli pas Kuvendit Kombëtar të një dite më parë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi ngjarjen e ndodhur në Zvërnec. Ai i ka konsideruar rojet private "muskuj pa tru" për forcën e përdorur, teksa shprehet se qarkullojnë të pavërteta.
Komente (0)