E shtuna me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në jug dhe borë në zonat malore
Dita e shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë vendin. Në orët e para të ditës, përgjatë ultësirës perëndimore priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, më të përqendruara në jug dhe pjesërisht në zonat qendrore të vendit. Gjatë orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten gradualisht në të gjithë territorin.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore priten reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në sektorin jugperëndimor, si edhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 2–3 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)