Instituti i Gjeoshkencave parashikon që kjo e shtunë të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Moti do të jetë kryesisht me kthjellime, të shoqëruara me vranësira të herëpashershme, të cilat në disa momente do të arrijnë intensitet mesatar. Këto vranësira pritet të jenë më të theksuara pas mesditës, veçanërisht në zonat malore.
Sa i përket reshjeve, ato parashikohen të jenë të dobëta dhe lokale në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale për sot pritet të jenë:
Në bregdet: 8°C / 16°C
Në zonat e ulëta: 4°C / 16°C
Në zonat malore: -2°C / 11°C
Sakaq, era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në intervale të shkurtra mund të forcohet, sidomos në bregdet dhe në zonat malore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)