Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Skandali i basteve të paligjshme ka goditur futbollin turk si një “bombë”, duke dëmtuar imazhin e kampionatit dhe besueshmërinë e garës. Komiteti Disiplinor i Federatës Turke të Futbollit ka marrë vendime të reja ndëshkuese për 224 lojtarë të tjerë.
Skandali që ka tronditur futbollin turk vijon të marrë përmasa edhe më të mëdha dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit sportive evropiane.
Çështja e përfshirjes së lojtarëve dhe arbitrave në një skemë bastesh të paligjshme, e cila ka shpërthyer prej disa javësh, vazhdon të prodhojë zhvillime të reja, duke thelluar krizën në futbollin turk.
Komiteti Disiplinor i Federatës Turke të Futbollit ka marrë vendime të reja ndëshkuese, duke dënuar gjithsej 224 futbollistë dhe 24 gjyqtarë. Masat disiplinore janë pjesë e hetimeve që po zhvillohen për manipulim ndeshjesh dhe përfshirje në baste të paligjshme.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 224 futbollistët e ndëshkuar, 197 janë lojtarë amatorë, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në nivele më të larta të futbollit turk. Ndërkohë, pesë nga 24 gjyqtarët e dënuar ushtrojnë aktivitetin e tyre në divizionin e parë të kampionatit, fakt që e bën edhe më shqetësuese përmasën e skandalit.
Dënimet e vendosura variojnë nga pezullime 45-ditore, deri në ndalime 1-vjeçare nga çdo aktivitet futbollistik, në varësi të shkallës së përfshirjes dhe shkeljeve të konstatuara.
Rreth një muaj më parë, mbi një mijë lojtarë, së bashku me disa gjyqtarë dhe zyrtarë klubesh, u dërguan në gjykatë për t’u marrë në pyetje, ndërsa në mesin e të ndëshkuarve kishte edhe emra të njohur.
Një nga rastet më të bujshme ishte ai i Eren Elmali të Galatasarayt, i cili u përjashtua edhe nga Kombëtarja turke, duke sinjalizuar ashpërsinë e masave të marra nga institucionet sportive.
Eshtë mbyllur në fazën “play-off” të Conference League, rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës dhe Dritës në futbollin europian.
21:47 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dhënë dënimet në lidhje me incidentet në javën e fundit futbollistike.
19:48 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Ndërsa është në moshën 41-vjeçare dhe ende vazhdon të luajë në nivelet më të larta të futbollit, Cristiano Ronaldo tashmë po mendon seriozisht për të ardhmen, teksa ka blerë 25% të aksioneve të klubit spanjoll UD Almería, që aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit.
12:59 19 h më parë26.02.2026.
Autori
Presidenti Trump zgjodhi të festojë suksesin e skuadrës olimpike të hokejit me double-cheeseburger, një prej ushqimeve tradicionale më të njohura në nivel botëror.
12:26 20 h më parë26.02.2026.
Autori
Profesionisti i disiplinës ushtarake u fokusua te një ide e qartë: lojtarët duhet të besojnë se mund të fitojnë kundër çdo kundërshtari në botë.
11:51 20 h më parë26.02.2026.
Autori
Një grup tifozësh të Torinos kanë ndërmarrë një protestë aspak të zakontë ndaj klubit të tyre, duke derdhur një kamion me jashtëqitje në hyrje.
21:13 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Skuadra italiane u bë një nga të rrallat ekipe që përmbys një disavantazh prej dy golash në fazën me eliminim direkt, duke shkruar historinë.
20:59 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Bujar Pllana mund të jetë lojtari i ri i Kombëtares Shqiptare. Mësohet se 24 vjeçari sapo është pajisur me pasaportë shqiptare dhe pret ftesën e teknikut Sylvinho.
20:37 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Interes nga kampionati më i fort në botë për Ernest Muçin, i cili po shkëlqen në Turqi me Trabzonspor.
15:47 1 ditë më parë25.02.2026.
Autori
Komente (0)