Fituesit e medaljes së artë në Olimpiadë, gosti në Shtëpinë e Bardhë me... McDonald’s

Presidenti Trump zgjodhi të festojë suksesin e skuadrës olimpike të hokejit me double-cheeseburger, një prej ushqimeve tradicionale më të njohura në nivel botëror.

26.02.2026. 12:26

Fituesit e medaljes së artë në Olimpiadë, gosti në Shtëpinë e Bardhë me... McDonald’s

Presidenti e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump priti skuadrën amerikane të hokejit në akull, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën Dimërore 2026. Për suksesin e arritur, ai i rezervoi një festë me menu tipike amerikane: double-cheeseburger.

Pamjet e shpërndara në rrjet tregonin sportistët të ulur rreth një tavoline të madhe druri brenda Shtëpisë së Bardhë, të veshur me uniformat e përfaqësueses së SHBA. Stafi i shërbimit kishte vendosur para tyre pjatat me cheeseburger, ndërsa në sfond dëgjohej kënga patriotike Courtesy of the Red, White and Blue nga Toby Keith, duke e theksuar edhe më tepër atmosferën festive.

Medalja e artë në hokej të meshkujve përbën një moment triumfi për Shtetet e Bashkuara. Ky ishte suksesi i parë në 46 vjet në këtë disiplinë. Fitorja erdhi pas ndeshjeve të tensionuara në fazën me eliminim, skuadra u shfaq e fortë në mbrojtje, portieri ishte një garanci dhe u realizuan gola vendimtarë në momentet kyçe të lojës. Ky moment është përshkruar si një “festë tipike amerikane”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)