Shqipëria gati t’i marrë Kosovës një tjetër lojtar, mbrojtësi merr pasaportën shqiptare

Bujar Pllana mund të jetë lojtari i ri i Kombëtares Shqiptare. Mësohet se 24 vjeçari sapo është pajisur me pasaportë shqiptare dhe pret ftesën e teknikut Sylvinho.

25.02.2026. 20:37

Shqipëria gati t’i marrë Kosovës një tjetër lojtar, mbrojtësi merr pasaportën shqiptare

Kombëtarja shqiptare raportohet se është në ndjekje të një tjetër lojtari të Kosovës, me shumë mundësi, për ta pasur gati në ndeshjet e play-off-it, që do të zhvillohen gjatë muajit mars.

Sipas burimeve mediatike, mësohet se Bujar Pllana është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe pret një thirrje nga Sylvinho për të veshur ngjyrat kuqezi.

Futbollisti ka qenë pjesë e ekipeve të moshave në kombëtaren e Kosovës, po asnjëherë nuk mori një ftesë nga ekipi i parë.

Ai ka luajtur më herët me Trepçën, Ferronikelin e Prishtinën, për të kaluar më pas te Slaven Belupo në Kroaci dhe Lechia Gdansk, ku aktivizohet aktualisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)