Kush janë ministrat e rinj të Ramës? Profili

Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.

26.02.2026. 23:00

Kush janë ministrat e rinj të Ramës? Profili

Teksa janë mësuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar, një kuriozitet i shtuar në opinion është dhe se kush janë ministrat e rinj, që do të zëvendësojnë në detyrë disa nga emrat big të socialistëve si Belinda Balluku, Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali.

Ermal Nufi është emëruar ministër i Mbrojtjes, duke zëvendësuar në këtë detyrë Pirro Vengun. Ai ka mbajtur postin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë dhe ka eksperiencë si avokat, si dhe në administratën publike. Ka shërbyer si këshilltar ligjor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka drejtuar institucione si Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ferit Hoxha merr drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Diplomat karriere, ai është pjesë e shërbimit të jashtëm që prej vitit 1991. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në BE, Francë dhe në Kombet e Bashkuara, si dhe ka mbajtur poste të larta drejtuese në diplomacinë shqiptare.

Enea Karakaçi është emëruar ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pas largimit të Belinda Ballukut. Ai ka drejtuar më parë politikat e energjisë në ministri dhe ka eksperiencë në Entin Rregullator të Energjisë.

Eriona Ismaili është ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin. Me përvojë në projekte për qeverisjen vendore dhe angazhim në shoqërinë civile, ajo zëvendëson Toni Gogun.

Ristrukturimi i qeverisë erdhe gjatë një mbledhje të stërgjatur të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama foli për një udhëkryq të ri ku ndodhet vendi, teksa theksin e mbajti të reforma në drejtësi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)