Displina nuk fal asnjë, dënohen aktet e dhunës dhe incidentet në të gjitha kampionatet

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dhënë dënimet në lidhje me incidentet në javën e fundit futbollistike.

26.02.2026. 19:48

Displina nuk fal asnjë, dënohen aktet e dhunës dhe incidentet në të gjitha kampionatet

Komisioni i Disiplinës ka dhënë masat në lidhje me incidentet e regjistruara në javën e fundit futbollistike në të gjitha kampionatet.

Ajo që bie në sy është shtimi i akteve të dhunës në kampionatet e të rinjve dhe kategoritë më të ulëta të futbollit.

Kështu zyrtari i Flamurtarit, Christian Parabita është dënuar me 4 ndeshje pezullim për sjellje josportive, teksa dënim ka pasur dhe për Teutën, për sjellë të gabuar të spektatorëve.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. Zyrtari i Flamurtari FC, Christian Parabita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Burreli, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

4. Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i FK Partizani B, Altin Ferat, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Zyrtari i FK Partizani B, Ergys Luga, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Delvina, Ronaldo Ruçi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Young Boys Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër Rinia EL (Beksat), në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Young Boys Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

9. FK Skënderbeu U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër KF Shënkolli U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

FK Skënderbeu U-15, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

10. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Shënkolli U-16 kunder FC Internacional U-16.

11. Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Zyrtari i FC Besa U-19, Denis Gjeci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Kamza Sport U-16, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. Zyrtari i KF Vora U-14, Mustafa Sulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Laberia SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)