Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë humbur aktorin e njohur korçar Zhani Ziçishti (Petro), i cili është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet kulturore, të cilat kanë shprehur ngushëllime për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të skenës dhe filmit shqiptar.
I lindur më 31 maj 1940 në Korçë, Ziçishti përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve, e më pas nisi karrierën si aktor në Teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës. Gjatë viteve ai interpretoi dhjetëra role në skenë, duke u kthyer në një emër të njohur për publikun.
Debutimi i tij në kinematografi erdhi në vitin 1970 me rolin e mësuesit Agron në filmin “Lumë drite”. Gjatë karrierës së tij, Zhani Ziçishti interpretoi në mbi 17 filma artistikë, duke lënë gjurmë në disa prej prodhimeve më të njohura të kinemasë shqiptare, duke përfshirë tituj si “Mesi i errësirës”, “Përballimi” dhe “Asgjë nuk harrohet”.
Homazhet në nder të aktorit do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë. Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën një figure që për dekada të tëra ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe e historisë së teatrit e filmit shqiptar.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Ky ishte një rekord absolut në historinë e koncerteve. Asnjëherë më parë në historinë e muzikës nuk kishte ndodhur që kaq shumë njerëz të paguanin biletë për të parë performancën e një artisti.
Parku Arkeologjik i Amantias ndodhet pranë fshatit Ploçë, në Bashkinë Selenicë, dhe konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë së Jugut.
Mjeku amerikan Michael Yafi analizoi situatën shëndetësore të Mona Lisa-s bazuar në tipare si lëkura e zbehtë dhe nuancat e verdha në portret mund të jenë tregues të një çrregullimi hormonal.
Një makinë industriale për gdhendje mermeri thuhet se kaloi 15 ditë rresht duke gdhendur një statujë monumentale në stilin klasik pothuajse pa asnjë kontakt njerëzor
Li Jiaying, një oficere policie 43-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve, shërben si shkencëtare e ngarkesës në ekuipazhin prej tre anëtarësh që u nisën për në stacionin hapësinor Tiangong të Kinës të dielën në mbrëmje.
U nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Gjatë karrierës artistike ka interpretuar në mbi 30 filma shqiptarë dhe disa role teatrale, duke u bërë pjesë e rëndësishme e historisë së kinemasë vendase.
Një vepër arti e Jackson Pollock, e përshkruar si një nga "pikturat e para vërtet abstrakte" në histori, është shitur në ankand për 181 milionë dollarë në New York.
Një natë plot emocione, spektakël dhe rivalitet muzikor ka kurorëzuar Eurovisionin me fitoren e Bullgaria. Përfaqësuesja bullgare Dara arriti të triumfojë me këngën “Bangaranga”, duke bindur si juritë profesioniste ashtu edhe publikun europian.
Komente (0)