Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka ndarë një videomesazh në rrjetet sociale me rastin e festave të fundvitit.
Teksa rendit të gjitha arritjet gjatë vitit 2025, Duka bëri një urim për të gjithë ata që kanë mbështetur FSHF dhe futbollin shqiptar për zhvillimin e tij.
‘Gjatë këtij viti kemi vijuar të investojmë në bazat e së ardhmes: në fëmijët dhe të rinjtë, në futbollin e vajzave, në infrastrukturë dhe në mbështetjen e klubeve. Futbolli shqiptar po rritet në numra, në cilësi dhe në ndikim shoqëror. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugëtim: futbollistët, trajnerët, arbitrat, drejtuesit e klubeve, stafet teknike, administratën e FSHF-së, partnerët tanë, institucionet shtetërore, qeverinë shqiptare për ndihmën e madhe dhe mbështetjen e tyre.
Me këtë frymë pozitive, hyjmë në vitin 2026 me ambicie të forta për të bërë akoma më shumë, për ta çuar më përpara futbollin shqiptar dhe me një ëndërr të madhe: të jemi pjesë e Botërorit 2026, Ju uroj të gjithëve:Gëzuar Festat, Gëzuar Vitin e Ri. Dhe një vit sa më të mbarë!”, shprehet Armand Duka.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)