Gol në shtesë dhe triumf me penallti, PSG rrëmben Superkupën e Francës

Finale dramatike në Kuvajt. Zhgënjim për Marseille, që praktikisht pa trofeun ti ikë nga duart vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

08.01.2026. 22:25

Gol në shtesë dhe triumf me penallti, PSG rrëmben Superkupën e Francës

Paris Saint-Germain fitoi Superkupën e Francës, për të 12-tën herë në 13 vitet e fundit. Kryeqytetasit mposhtën në finale Marseille, me rezultatin 6-3 pas ekzekutimit të penalltive. Triumfi i parizienëve ishte dramatik, sepse ata po e humbisnin ndeshjen deri në minutën e 95-të.

Rrjeta në kohën shtesë nga Goncalo Ramos riktheu barazpeshën në 2-2. Më parë, avantazhi i PSG me Dembele ishte neutralizuar nga dy rrjetat e Marseille, me Greenwood dhe autogoli i Pacho. Por, në ndeshjen e luajtur në Kuvajt nuk kishte mrekulli.

Marsejezët panë trofeun ti rrëshqiste nga duart, sepse në ekzekutimin e penalltive, ata nuk ishin mjaftueshëm të qetë. Gabimet nga O'Riley dhe Traoré nga ekzekutimi i 11-metrave, bënë që Paris Saint-Germain të festonte fitoren e kupës së 14-të të “Trophée des Champions” në historinë e klubit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)