Tirana e ka nisur mbarë këtë vit futbollistik duke fituar minimalisht 0-1 ndeshjen e rëndësishëm përballë Bylis në transfertë.
Për bardheblutë tashmë çdo ndeshje është një finale nëse duan që të shpëtojnë nga rënia nga kategoria në këtë sezon, dhe për këtë arsye bënë një merkato domethënëse në janar.
Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja ekipet, me vendasit që e kërkuan më shumë portën e miqve, por që nuk shkuan më pranë se vija e 16 metërshit.
Momenti që vendosi lojën erdhi në pjesën e dytë, ku kryeqytetasit fituan një 11 metërsh në minutën e 64, i cili pasi u konfirmua edhe në VAR u shndërrua në gol nga Rafael.
Pas kësaj fitoreje asgjë nuk ka ndryshuar në renditje me Tiranën që mbetet në vendin e fundit me 13 pikë, teksa Bylis është i teti me 6 pikë më shumë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)