Pak orë para ndeshjes me Flamurtarin, tragjedi në familjen e mesfushorit të Tiranës

Familja bardheblu u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe i shprehu ngushëllimet më të thella futbollistit nga Kosta Rika.

24.01.2026. 08:35

Pak orë para ndeshjes me Flamurtarin, tragjedi në familjen e mesfushorit të Tiranës

Një tragjedi e madhe ka goditur klubin e Tiranës, vetëm pak kohë përpara ndeshjes së planifikuar kundër Flamurtarit, të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Klubi njoftoi se vajza e mesfushorit Freddy Alvarez, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit së kësaj të shtune.

Familja bardheblu u shpreh e tronditur nga ngjarja dhe i shprehu ngushëllimet më të thella futbollistit nga Kosta Rika, në këtë moment tejet të vështirë për 30-vjeçarin, por edhe për familjen e tij. Freddy Alvarez u transferua te Tirana vetëm pak javë më parë.

Ai i’u bashkua bardhebluve në fillim të janarit, pas aventurës së fundit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, aty ku falë paraqitjeve me FC Shkupin u shpall dy herë “Lojtari i Vitit”. Lojtari, vlera e të cilit përllogaritet në 800 mijë euro në merkato, ishte një prej përforcimeve cilësore, me të cilët Tirana synon të evitojë rënien nga kategoria.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)