Elbasani përmbys Teutën në 2 minuta, debutuesit vendosin sfidën

Dy minuta i kanë mjaftuar Elbasanit për të marrë një tjetër fitore të rëndësishme dhe për të vijuar presionin ndaj Vllaznisë në garën për kreun e Superiores. Verdheblutë triumfuan 2-1 ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, në një ndeshje që u vendos nga lojtarët e futur nga stoli.

06.02.2026. 18:51

Takimi nisi më mirë për durrsakët, të cilët rrezikuan seriozisht portën e Totoshit dhe goditën edhe shtyllën, ndërsa portieri i Elbasanit u detyrua të ndërhynte disa herë. Me kalimin e minutave, vendasit morën kontrollin e lojës, por pa qenë konkretë në fazën sulmuese.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, deri në momentin kur zëvendësimet ndryshuan gjithçka. Gonçalves, në debutimin e tij, i dha avantazhin Teutës, por reagimi i Elbasanit ishte i menjëhershëm. Debutuesi tjetër, Boje, realizoi dy gola brenda 7 minutash, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren.

Me këtë sukses, Elbasani ruan vendin e dytë dhe mbetet pranë kreut, ndërsa Teuta zhytet, duke shënuar 10 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)