Në detyrë nga 2002, Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF për herë të shtatë

Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF për një tjetër mandat 4 vjeçar, në një garë pa kundërshtarë.

16.02.2026. 12:04

Në detyrë nga 2002, Armando Duka rizgjidhet në krye të FSHF për herë të shtatë

Armando Duka është rizgjedhur sërish të drejtojë Federatën Shqiptare të Futbollit për një mandat të shtatë nga Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore.

Në një garë pa kandidatë të tjerë, Duka mori të 48 votat e delegatëve që ishin të pranishëm në Asamble.

Pika tjetër e rendit të ditës në Asamblenë që mbahet në “Shtëpinë e Futbollit” është dhe zgjedhja e 10 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF.

Në fjalën e tij pas votimit, kreu i FSHF, në detyrë prej vitit 2002, e cilësoi një përgjegjësi të madhe drejtimin e organit më të lartë futbollistik në vend.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)