Vinicius vendos për Realin me një supergol, PSG përmbys Monacon

Ndeshjet e fazës play-off në Champions League sollën emocione, gola dhe polemika. Real Madrid mori një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Benficës, falë një supergoli të Vinícius Júnior.

17.02.2026. 23:14

Vinicius vendos për Realin me një supergol, PSG përmbys Monacon

Ndeshjet e fazës play-off në Champions League sollën emocione, gola dhe polemika. Real Madrid mori një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Benficës, falë një supergoli të Vinícius Júnior. Braziliani më pas u bë protagonist edhe jashtë aspektit sportiv, duke pretenduar se pati racizëm ndaj tij, që shkaktoi ndërprerjen e lojës për disa minuta. Në fund, madrilenët ruajtën avantazhin minimal për ndeshjen e kthimit.

Në Francë, Paris Saint-Germain reagoi fuqishëm ndaj AS Monaco, duke përmbysur disavantazhin 0-2 për të fituar 3-2. Monaco e nisi vrullshëm me golat e Folarin Balogun, por PSG u kthye në lojë me Désiré Doué dhe Achraf Hakimi. Në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Golovin, Doué shënoi golin e përmbysjes, duke i dhënë kampionëve në fuqi epërsinë përpara sfidës së kthimit në “Parc des Princes”.

Ndërkohë në Gjermani, Borussia Dortmund hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit, duke mposhtur Atalantën 2-0. Serhou Guirassy zhbllokoi ndeshjen me kokë që në minutat e para dhe më pas shërbeu asist për Maximilian Beier, që vulosi rezultatin. Verdhezinjtë menaxhuan avantazhin në pjesën e dytë, duke mbajtur portën e paprekur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)