Gjatë një operacioni antidrogë në Amsterdam në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për trafiki kokaine, janë sekuestruar 115 kilogramë kokainë.
Të arrestuar janë ish-futbollisti Dushan Petkoviç dhe Damjan Roganoviç. I pari është djali i të ndjerit Ilija Petkoviç, ish-futbollist i njohur i Jugosllavisë dhe trajner i përfaqësueses së Serbisë dhe Malit të Zi në Kupën e Botës të vitit 2006.
Në atë kampionat botëror, Ilija Petkoviç përfshiu në skuadrën kombëtare edhe djalin e tij, Dushanin.
Arrestimet u realizuan gjatë një operacioni të koordinuar ndërkombëtar, të drejtuar nga Prokuroria për Krimin e Organizuar e Serbisë, në bashkëpunim me BIA-n, Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, prokuroritë kompetente të Belgjikës dhe Holandës, si dhe agjencitë evropiane Europol dhe Eurojust.
Sipas autoriteteve, tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa disa anëtarë të tjerë të grupit të dyshuar kriminal janë ende në kërkim. Hetimet për çështjen janë në vijim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)