Legjenda e futbollit polak, Zbigniew Boniek, ka paralajmëruar Shqipërinë, përpara ndeshjes “play-off” të Botërorit 2026 kundër Polonisë.
Në komentin përpara sfidës, kualifikimi i Polonisë në Botëror është i rëndësishëm jo vetëm për skuadrën, por edhe për tifozët dhe fëmijët që ëndërrojnë të shohin ekipin e tyre në skenën më të madhe. “Të mos shkosh në Botëror është një dëm sidomos për fëmijët, të cilët duan të ëndërrojnë”, u shpreh Boniek.
Ai nënvizoi se sfida e gjysmëfinales kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet në Varshavë, do të jetë e vështirë dhe e ekuilibruar.
“Sa i përket Polonisë, kemi dy ndeshje të ekuilibruara dhe të vështira. Fillimisht me Shqipërinë në shtëpi dhe më pas eventualisht me njërën mes Suedisë dhe Ukrainës në transfertë. Në teori, jemi favoritë, si Italia”, deklaroi Boniek.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)