Pas vëzhgimit disamujor, Stavro Pilo ka bindur trajnerin Sylvinho. Futbollisti me origjinë shqiptare i AEK-ut të Athinës do të grumbullohet në Kombëtaren kuqezi.
Stafi i ekipeve përfaqësuese e ka vëzhguar në disa ndeshje me klubin grek, si në kampionatin Helen, ashtu edhe në sfidat ndërkombëtare në fazën e grupeve të Conference League. Mbrojtësi i majtë cilësohet një alternativë e mirë në repartin difensiv, aty ku si zëvendësues natyral i Mario Mitaj deri më tani ka qenë Naser Aliji.
Stavro Pilo aktivizohet përkrah portierit Thomas Strakosha te AEK-u dhe të dy kanë qenë protagonist absolutë në ecurinë e ekipit. 25-vjeçari, që deri më tani nuk është aktivizuar me asnjë ekip përfaqësues, ka marrë dritën jeshile për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Tashmë pritet vetëm dhënia e pasaportës shqiptare me procedurë të përshpejtuar nga institucioni i Presidencës. Me firmën e presidentit Bajram Begaj, Pilo do të grumbullohet në Kombëtare, teksa mbetet për tu parë nëse do të jetë në shërbim të ekipit prej ndeshjes kundër Polonisë më 26 mars, në gjysmëfinalet e fazës “play-off” të Botërorit 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)